Plagosje me armë zjarri në Elbasan - Bota Sot
Plagosje me armë zjarri në Elbasan

Kronikë e zezë

E martë, 21 gusht 2018

Plagosje me armë zjarri në Elbasan

Më: 23 prill 2018 Në ora: 20:26
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një person mbeti i plagosur me armë zjarri në lagjen "5 maji" të qytetit.

Xhon Rusta, 22-vjeç është qëlluar me armë zjarri nga një person i paidentifikuar.

Të dhënat e para flasin për një përplasje mes grupeve kriminale.

Ai u është transportuar me urgjencë për në spitalin e Elbasanit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rusta është dënuar për plagosje në vitin 2014.

"Rreth orës 18.50 ka shkuar në spital i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi Xh.R 22 vjec banues në Elbasan.

Menjëherë shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimi dhe kapjen e autorit”, njofton policia e Elbasanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test