Theret me thikë 22-vjeçari në Prishtinë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Kronikë e zezë

Theret me thikë 22-vjeçari në Prishtinë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:30
Ilustrim

Gjatë ditës së diel, rreth orës 18:00, dy persona kanë plagosur me thikë një 22-vjeçar në Prishtinë në rrugën që çon për në parkun e Gërmisë

Gjendja shëndetësore e 22-vjeçarit raportohet të jetë e rëndë. Ai gjendet në QKUK ku po i nënshtrohet trajtimeve mjekësore.

Ndërkohë që dy të dyshuarit janë kapur nga policia derisa kishin tentuar që të iknin nga vendi i ngjarjes.

Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat