Kapen duke vjedhur kabllo të rrymës

Kronikë e zezë

Kapen duke vjedhur kabllo të rrymës

Më: 23 prill 2018 Në ora: 11:42
Ilustrim

Raportohet se katër persona të dyshuar janë vërejtur duke kryer vjedhje në termocentralin Kosova A në Obiliq.

Pas intervenimit të policisë janë zënë dhe janë arrestuar dy të dyshuar (të mitur), kurse dy të dyshuar të tjerë të identifikuar nga policia janë në arrati.

Raportohet se janë vjedhur kabllo të rrymës të cilat janë sekuestruar nga policia. Pas intervistimit të dy personave të dyshuar,  në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe me vendimin e prokurorit lirohen nga stacioni policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat