Një veturë me targa të Beogradit është djegur gjatë natës së mbrëmshme në veri të Mitrovicës
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Ai ka thënë se vetura është gjetur e djegur rreth orës 00:50, shkruan Insajderi.
“Vetura “Shkoda” me targa të Beogradit është djegur në orën 00:50 minuta në rrugën “Xhon Kenedi”, në veri të Mitrovicës”, ka thënë Hoti.
Nuk është hera e parë që në veri të Mitrovicës ndodhin incidente të tilla.