1 kg kokainë në Kakavije, shoferi shqiptar i autobusit lë me “gisht në gojë” policinë greke

Kronikë e zezë

1 kg kokainë në Kakavije, shoferi shqiptar i autobusit lë me “gisht në gojë” policinë greke

Më: 23 prill 2018 Në ora: 08:30
Kakavije

Policia greke ka sekuestruar 1 kg kokainë të fshehur në autobusin e linjës Tiranë – Athinë.

Sipas mediave greke, autoritetet kufitare të Greqisë kishin informacion se autobusi që ishte nisur nga Tirana dhe po udhëtonte drejt Greqisë, po transportonte edhe lëndë narkotike.

Agjentët kufitarë ushtruan kontrolle të hollësishme në autobus, deri sa gjetën kokainën të fshehur pranë sediljes së shoferit. Ky i fundit, kur kuptoi se policia kishte zbuluar drogën, braktisi autobusin dhe u largua me vrap drejt territorit shqiptar.

Nuk dihet nëse ai është arrestuar nga policia jonë kufitare apo ndodhet në arrati. Ndërkohë, pasagjerët e autobusit që po udhëtonin drejt Athinës, qëndruan për disa orë në Kakavije, deri sa mbërriti një tjetër autobus nga Shqipëria. 

Hetimet e policisë janë duke vazhduar për të zbardhur tërësisht këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat