Mbytet një person në Vlorë

Kronikë e zezë

Mbytet një person në Vlorë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar A.H. (34) nga Tirana është mbytur sot në vendin e quajtur shpella e “Haxhi Aliut”, në Karaburun.

Ai është mbytur derisa po merrej me zhytje, ndërkohë që trupi i tij i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, ndërkohë që nuk janë bërë të ditura detaje tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat