Niset për pushime në Sarandë, 56-vjeçari nga Prishtina vdes rrugës

Kronikë e zezë

Niset për pushime në Sarandë, 56-vjeçari nga Prishtina vdes rrugës

Më: 21 prill 2018 Në ora: 17:46
ilustrim

Një turist nga Prishtina ndërroi jetë paraditen e djeshme në Fan të Mirditës, ndërsa po udhëtonte në një autobus me pikëmbërritje Sarandën.

I ndjeri është një shtetas 56-vjeçar me inicialet N.F., nga Prishtina. Ai ishte nisur për në qytetin bregdetar për të shijuar rrezet e fundjavës por pa mundur të mbërrije në destinacion.

Duke udhëtuar me autobusin e linjës së një kompanie kosovare nga Prishtina për në Sarandë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, si pasojë e një infarkti kardiak, raportojnë mediat shqiptare.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për vdekje natyrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat