Suspendohet njëri nga dy policët që u rrahën mes vete në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Suspendohet njëri nga dy policët që u rrahën mes vete në veri të Mitrovicës

Më: 21 prill 2018 Në ora: 17:14
Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), sot në orët e hershme të mëngjesit ka pranuar një informacion lidhur më përfshirjen e dy zyrtarëve policorë në një incident në mes njëri-tjetrit.

Pas pranimit të informacionit, hetuesit e IPK-së kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes në rrugën “Lole Ribar”në një lokal në Mitrovicën e Veriut ku kishte ndodhur edhe incidenti.

“Hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse rasti nga prokurori kujdestar është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim i rëndë trupor. Në bazë të informacioneve të para, si pasojë e këtij incidenti njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime të rënda trupore (frakturë në hundë) dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin për media të IPK-së.

Si pjesë e procedurave administrative, krahas hetimit penal që po zhvillohet, njëri nga zyrtarët policorë është suspenduar për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të këtij rasti dhe motivit të incidentit në konsultim me prokurorin kompetent.

Kujtojmë se dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, siç raporton kosovapress, janë rrahur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm mes vete në veri të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat