Dy policë të Kosovës rrihen mes vete në kafene

Kronikë e zezë

Dy policë të Kosovës rrihen mes vete në kafene

Më: 21 prill 2018 Në ora: 11:08
Ilustrim

(E plotësuar) -  Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nga radhët e komunitetit serbë, janë rrahur në orët e hershmet ë mëngjesit të sotëm mes veti në veri të Mitrovicës.

Përleshja mes viktimës Predrag Vukosavljeviq - Pexha, polic i Kosovës dhe kolegut të tij i cili nuk është identifikuar për redaksinë, ka ndodhur në kafiterinë e njohur “Djura Jaksic”, që gjendet në rrugën “Lole Ribara” në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Beism Hoti, ka konfirmuar për kp së viktima – polici Vukosavljeviq - ka pësuar një thyerje të frakturës së hundës ndërsa rasti është cilësuar nga prokurori kujdestar si sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim i rëndë trupor.

“Me të marrë informacionin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës dhe ky po bënë hetimet e nevojshme”, ka thënë Hoti pa dhënë detaje në lidhje me sulmuesin.

“Nuk mund të shpalos detaje tani sepse rasti është nën hetime. Të dy janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serbë që jetojnë në veri të Mitrovicës, por të dytë punojnë në regjione të ndryshme dhe jo në stacionin në veri”, ka treguar Hoti.

Ai po ashtu ka thënë se nuk janë të informuar nëse ka pasur përleshje të mëhershme mes këtyre pjesëtarëve dhe as nuk ka informacione për shkaqet e përleshjes mes tyre, apo nëse ata kanë qenë nën ndikim  të alkoolit gjatë kohës sa kanë qenë në kafiterinë ku ka ndodhur rrahja mes tyre.

***

Dy policë të Kosovë janë përleshur mes vete në një kafene në Mitrovicën Veriore.

Njëri prej tyre, me inicialet P.B., i nacionalitetit serb, ka pësuar lëndime të rënda trupore nga përleshja me kolegun – gjithashtu i nacionalitetit serb, me inicialet Z.P.

Rasti ka ndodhur rreth orës 03:30 të së shtunës.

“Njërit prej policëve i është thyer hunda, ndërsa rasti është duke u hetuar si sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë zëdhënësi i policisë në stacionin e Veriut, Besim Hoti.

Hoti ka shtuar edhe se dy policët nuk janë anëtarë të stacionit në Veri dhe gjatë përleshjes nuk kanë pasur uniformat policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat