Aksidenti i rëndë në Tropojë, viktima vëllai i kryebashkiakut demokrat

Kronikë e zezë

Aksidenti i rëndë në Tropojë, viktima vëllai i kryebashkiakut demokrat

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:47

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Nga aksidenti fatkeqësisht një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mesohet se viktima është Man Dushaj, vëllai i kryebashkiakut të Tropojës Besnik Dushaj, përfaqësues i PD (në foto).

Më datë 20.04.2018, në aksin rrugor Bajram-Curri- Fierzë, është përplasur mjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin N.M., banues në Bajram-Curri, Tropojë, me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.D., banues në fshatin Dushaj.

Shtetasi F.D., udhëtonte me vëllain dhe dy pasagjer.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen shtetasi M.D., 64 vjeç, banues në fashtin Dushaj,(pasagjer, vëllai i drejtuesit mjetit tip Benz), si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi F.D., rreth 53 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç (pasagjer).

Drejtuesi i mjetit tip “BMW”, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat