Drejtorit në Durrës iu shkrumbua makina, policia tregon shkakun pas hetimit

Kronikë e zezë

Drejtorit në Durrës iu shkrumbua makina, policia tregon shkakun pas hetimit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:44
Vetura e shkatërruar e Drejtorit të Policisë Adi Gurra në Durrës

Policia e Durrësit ka zbuluar motivin e shkrumbimit të makinës së drejtorit të Bashkisë në qytetin brengdetar. Sipas tyre, “nuk kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qëllimshme”.“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth mesnatës, ku në lagjen Nr.4 është djegur automjeti tip BMW X5, në pronësi të shtetasit A.G. ju informojmë se:

Në bazë të Aktit të Ekspertimit të përpiluar nga Ekspertët Zjarrëfikës ka rezultuar se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik në automjet, pasi fshirësia e pasme ka ngel takuar” thuhet në njoftimin zyrtar.Pas ngjarjes ku një makinë u shkrumbua në Durrës, ka folur dhe pronari i saj drejtori i kulturës në këtë qytet.

Adi Gurra deklaron se nuk ka asnjë konflikt më asnjë njeri dhe uron që kjo të jetë një ngjarje aksidentale dhe djegia të ketë ardhur nga ndonjë shkëndije elektrike.“Nuk e di ça ka ndodhur, shpresoj te jete vetë djegie”, thotë drejtori Gurra.

Më tej ai në deklaratat e tij shtonë: Nuk di të kem probleme me persona te tjerë, asnjë konflikt të hapur dhe asnjë të fundit.I shkrumbojnë makinën BMW X5, kush është pronari, drejtor në Bashkinë e Durrësit

Zbulohen detaje te tjera pas lajmit per shkrumbimin e nje automjeti ne qytetin e Durresit.Policia ka identifikuar pronarin e makines se djegur. Ai eshte Adi Gurra, Drejtor i Kultures ne Bashkine Durres.

Ngjarja ka ndodhur tek rruga paralel me portin e Durresit, ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia.Behet fjale per nje automjet BMW x5 i cili eshte djegur plotesisht. Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.Nga te dhenat e para dysheohet se kemi te bejme me nje djegie te qellimshme, por ende nuk kemi detaje lidhur me shkakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat