Një i vdekur nga përplasja e mjeteve, në spital 7-vjeçari dhe shoferi

Kronikë e zezë

Një i vdekur nga përplasja e mjeteve, në spital 7-vjeçari dhe shoferi

Më: 20 prill 2018 Në ora: 12:26
Ilustrim

Një 64-vjeçar ka humbur jetën paraditen e të premtes në aksin rrugor Bajram Curri- Fierzë, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.

Sipas burimeve zyrtare, mjeti tip BMW me drejtues N. M nga Bajram Curri është përplasur me mjetin tip Benz me drejtues F. D., nga fshati Dushaj.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen M.D., 64 vjeç, pasagjer, vëllai i drejtuesit të mjetit tip Benz, si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” F.D., rreth 53 vjeç, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç.

Drejtuesi i mjetit tip “BMW”, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat