Policia e Kosovës ka njoftuar se është në fshatin Pozhoran të Vitisë është arrestuar për posedim i substancave narkotike.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 1.8 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 0.3 gram substancë e dyshuar e llojit kokainë dhe një revole me 9 fishekë”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.