Në tri raste të ndara konfiskohen pesë revole

Kronikë e zezë

Në tri raste të ndara konfiskohen pesë revole

Më: 19 prill 2018 Në ora: 10:37
Konfiskohen disa revole nga Policia e Kosoves

Policia e Kosovës njofton se në tri raste të ndara janë konfiskuara pesë armë zjarri, një thikë, sprej dhe fishekë të llojeve të ndryshme.

Aksioni i parë është realizuar nga njësitet policore të stacionit të Lipjanit, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar: R. G,  30 vjeç, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar: një revole me gaz magnum 9 mm, një revole e  tipit TT  7.62 mm, një armë e ftoftë ( thikë) si dhe 66 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërsa dy rastet e tjera të konfiskimit të armëve, janë iniciuar në  stacionin policor Qendra në Prishtinë. Për këto dy raste, njëri në rrugën ,,Johan V. Han’’ dhe tjetri në rrugën “Tirana” në Prishtinë janë arrestuar  tre persona të dyshuar: G. A,  18 vjeç, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar: një revole me gaz e tipit Zoraki, një sprej si dhe  një karikator me 5 fishekë. (rr.  ,,Johan V. Han’’) dhe  E. K,  49 vjeç, të cilit i janë konfiskuar një revole e kalibrit 7.65 mm si dhe një karikator me 5 fishekë. (rr.  ,,Tirana’’) dhe  N. S 44 vjeç, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar: një revole e kalibrit 6.35 mm   si  dhe  një karikator me 3 fishekë. (rruga Tirana)

Ndaj të gjithë personave të dyshuar, janë iniciuar rastet mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat