Sot në stacionin policor në Vushtrri, ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar një rast të vjedhjes së rëndë, ku sipas ankuesit thuhej se nga lokali i tij që ndodhej në rrugën ‘Faruk Beqiri” ishin vjedhur vegla pune në vlerë mbi 2500 euro.
Policia pas marrjes së informacionit me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe pas një kohe të shkurtër kanë identifikuar personin e dyshuar R. H. 21-vjeçar, i cili është arrestuar.
Në cilësi të provave materiale, policia ka gjetur veglat e punës të cilat i dyshuari i kishte fshehur në një lokacion tjetër, ku pas kryerjes së procedurave verifikuese veglat e punës i janë kthyer pronarit.
Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.