Policia e Kosovës tha se dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit të trafikut që ndodhi sot në mëngjes te Liqeni i Badovcit, në magjistralen Prishtinë- Gjilan.
Kallxo raportoi më herët për këtë aksident me fotografi të dërguara nga një qytetar.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për Kallxo se dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra nga përplasja e dy veturave.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit.