Mashtrohen burrë e grua për drunjë, paguajnë 13800 denarë për të ngelur duar thatë

Kronikë e zezë

Mashtrohen burrë e grua për drunjë, paguajnë 13800 denarë për të ngelur duar thatë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:55

Dje, 69 vjeçari T.G nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 08:10  në bulevarin "Boris Trajkovski" në Shkup, janë mashtruar nga ana e një personi të panjohur.

Mashtruesi ka hyrë në oborrin e tij dhe e ka pyetur se a i duhen drunjë. Pasi që janë marë vesh për çmimin kanë shkuar tek fabrika "Hemteks" me qëllim për ti parë drunjtë.

Mashtruesi dhe viktima janë ndarë, ndërsa ky i fundit, ka vendosur që ta presë. Gjatë kësaj kohe, mashtruesi ka shkuar tek gruaja e tij në shtëpi dhe i ka kërkuar 13.800 denarë për drunjtë, me pretekstin se janë dakorduar me burrin e saj, me çka ka ikur nëdrejtim të panjohur.

Po ndërmeren masa për gjetjen e mashtruesit dhe për zbardhje të plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat