Policia e Kosovës hap konkurs për punësim të policëve të rinj

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës hap konkurs për punësim të policëve të rinj

Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:41
Policia e Kosovës

Është hapur konkursi për pranimin e zyrtarëve policor.Policia e Kosovës ka bërë të ditur lajmin për hapjen e konkursit bashkë me kushtet e parapara për konkurrim.

Ndër të tjerash qartësohet mirë se si janë udhëzimet për aplikimin me sukses në Policinë e Kosovës dhe se çfarë duhet plotësuar secili person që është i interesuar për të kandiduar.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 16/04/2018, deri me datën 10/05/2018.

Kushtet minimale për aplikim janë:

Të jetë shtetas i Kosovës

Të jetë i moshës 18-30 vjeçar

Ta ketë të përfunduar shkollimin e mesëm

Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale

Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale

Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar)

Të ketë integritet personale dhe vlera të lartë etike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat