Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një i dyshuar mashkull i komunitetit serb, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, përcjellë “Bota sot”.
Sipas PK-së, personi i arrestuar kishte refuzuar që t’ia prezantojë dokumentet e veturës të cilën ishte duke e drejtuar.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Rr. “Bulevardi i Pavarësisë”, Gjilan 15.04.2018 - 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/serb, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte refuzuar që t’ia prezantojë dokumentet e veturës të cilën ishte duke e drejtuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.