Aksident në Elbasan, një person dërgohet me urgjencë në spital

Kronikë e zezë

Aksident në Elbasan, një person dërgohet me urgjencë në spital

Më: 15 prill 2018 Në ora: 23:06
Ilustrim

Mbrëmjen e sotme një aksident ndodhi në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë makina me targa AA 420 GG është përplasur me trotuarin e një dyqani, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit.

Sipas dëshmive të para ai ka marrë plagë në fytyrë.

Makina vinte nga drejtimi i kundër i rrugës, ndërsa nuk ka  frenuar dot, çka ka bërë që të humbasë kontrollin dhe më pas  të përplaset.

I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat