Tri pistoleta poshtë xhupit, 44-vjeçari arrestohet në Morinë

Kronikë e zezë

Tri pistoleta poshtë xhupit, 44-vjeçari arrestohet në Morinë

Më: 15 prill 2018 Në ora: 20:24
Ilustrim

Një 44-vjeçar, shtetas i Kosovës u vu në prangat e policisë kufitare në pikën e Morinës, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan tre pistoleta.

Hamdi Mavriqi, banues në Prishtinë u kap me 3 pistoleta të llojit “Glock” dhe 25 fishekë.

Kontrolli i tij u krye rastësisht nga shërbimet e policisë dhe armët e zjarrit janë gjetur poshtë xhupit.

Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia thotë se po hetohet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik armësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat