Goditën me thikë 39-vjeçarin, arrestohen autorët - Bota Sot
Goditën me thikë 39-vjeçarin, arrestohen autorët

Kronikë e zezë

E premte, 21 shtator 2018

Goditën me thikë 39-vjeçarin, arrestohen autorët

Më: 15 prill 2018 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Një 39 vjeçar banues në Berat është qëlluar me thikë nga dy shtetas.

Policia lokale ka arrestuar në flagrancë të rinjtë Ornel Toska, 29 vjeç dhe Engjëll Lamaj, 20 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen Dëshmorët e Kombit për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M.M, 39 vjeç, banues në lagjen Dëshmorët e Kombit, Berat. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test