Të dehur në timon dhe me shpejtësi, policia pezullon 44 patenta, 8 shoferë në pranga

Kronikë e zezë

Të dehur në timon dhe me shpejtësi, policia pezullon 44 patenta, 8 shoferë në pranga

Më: 15 prill 2018 Në ora: 13:31
Ilustrim

Një sërë penalitetesh janë ndërmarrë nga Policia Rrugore e Elbasanit gjatë këtyre 24 orëve të fundit, ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas policisë së Elbasanit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore.

Kontrollet kanë konsistuar për pije alkoolike, për shpejtësi, për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi, për mosvendosje të rripit të sigurimit, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, të transportit të udhëtarëve pa licencë apo pa kontroll teknik, etj.

Gjatë kontrolleve janë arrestuar 8 drejtues mjetesh nga këta 5 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 44 Leje Drejtimi nga këto:

• 30 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, evidentuar në bashkëpunim me Task Forcën e Drejtorisë së Policisë Rrugore.

• 14 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Po gjatë kontrolleve janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative dhe konkretisht:

Janë vendosur gjithësej 952 masa administrative nga këto:

• 24 për mospërdorim të rripit të sigurimit,

• 88 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

. 17 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

. 12 për parakalim të gabuar.

Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat