Policia e Kosovës përmes raportit kanë dhënë detaje rreth vrasjes në Mushtisht të Suharekës.
Sipas raportit në këtë vrasje, Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka konfiskuar pistoleta, një pushkë automatike AK-47, 5 gëzhoja, 23 fishek dhe një këllëf i pistoletës
“I dyshuari mashkull K-shqiptar, dyshohet se duke shtënë me pistoletë në një aheng familjarë ka plagosur vetën dhe nipin e tij moshë e mitur viktimën mashkull K-shqiptar. Viktima nga plagët e marra ka vdekur në spitalin e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta, një pushkë automatike AK-47, 5 gëzhoja, 23 fishek dhe një këllëf i pistoletës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndalur në mbajtje në Spitalin e Prizrenit, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML.