Katër persona janë arrestuar në fshatin Qyshk të Pejës, pasi tre nga ta në vazhdimësi kanë vjedhur kafe nga një depo, pronë e ankuesit, ku ishin duke punuar ata, e më pas kafen e vjedhur e kishin shitur tek i dyshuari i katërt, përcjell Bota sot.
Policia njofton me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.