Arrestohen pesë përsona për kontrabandë më migrantë

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë përsona për kontrabandë më migrantë

Më: 12 prill 2018 Në ora: 10:16
Ilustrim

Policia ka arrestuar pesë persona në dy lokacione të ndryshe në Prishtinë dhe Gjakovë pasi të njëjtëve i janë konfiskuar prova materiale të cilat tregojnë se ata kanë kontrbanduar migrantë. Më vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar.

Njoftimi I policisë:

Njësitë policore duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë kontrolluar 6 lokacione të ndara në regjionin e Prishtinës dhe Gjakovës. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy (2) armë të gjata, pesë(5) armë të shkurta, 175 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 4 vula të ndryshme, 2 pasaporta si dhe disa dokumente të tjera. Në lidhje me rastin janë arrestuar 5 të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat