Kapet me kokainë, pranga shqiptarit në Itali

Kronikë e zezë

Kapet me kokainë, pranga shqiptarit në Itali

Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me gjysmë kilogram kokainë.

Shqiptari, me inicialet KD, u ndalua në sajë të hetimeve të autoriteteve të vendit fqinj. Mediat në Itali kanë shkruar se ai u prangos në Bolzano, dhe iu gjet sasi prej 500 gram lëndë narkotike kokainë.

Ai kishte shkuar në Itali një muaj më parë me vizë turistike. Sjelljet e dyshimta të shqiptarit kanë vënë në lëvizje organet ligjzbatuese, të cilat e kanë mbajtur në monitorim.

Indicia tjetër ishte fakti se kush shqiptari u pyet për disa të dhëna të vendbanimit u tregua kontradiktor. Kaq mjaftoi për të zbuluar veprimtarinë e tij të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat