Pamje të rënda, po ktheheshin nga dasma, viktimat nxirren nga lumi

Kronikë e zezë

Pamje të rënda, po ktheheshin nga dasma, viktimat nxirren nga lumi

Më: 9 prill 2018 Në ora: 10:02
Një vuktimë duke u nxjerrë nga lumi

Një makinë tip Suzuki përfundoi në kanal në rrugën Levan- Tepelenë dhe tre persona kanë humbur jetën. Policia dyshon se ata janë burrë e grua të moshës 65 vjeç dhe një grua tjetër e afërme e çiftit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Varibop dhe makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin me ujë. Policia po kërkon edhe për një viktime tjetër, pasi dyshohet se në makinë udhëtonin katër persona dy burra dhe dy gra që ktheheshin nga një dasëm.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës. Në pamjet e siguruara nga operatori i ABC News, Musa Çela, janë momentet e para kur autoritetet po nxjerrin trupat e pajetë nga kanali me ujë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat