Emrat/ Identifikohen 3 viktimat e Fierit, mes tyre një franceze. Policia jep detajet e reja

Kronikë e zezë

Emrat/ Identifikohen 3 viktimat e Fierit, mes tyre një franceze. Policia jep detajet e reja

Më: 9 prill 2018 Në ora: 09:09
Vetura e përmbysur

(E plotësuar)- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Gazetarja e “Panorama” raporton se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Levan – Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit tre persona jane gjetur te mbytur ne kanal, dy gra dhe nje burre, te cilet po ktheheshin nga nje dasme.

Fisnik Murataj, 32 vjeç, ishte shoferi i cili ka mbetur i vdekur, Agustin Xhaxhaj, 30 vjeç,  viktima e dyte e indentifikuar, i cili eshte i aferm i Murataj, dhe viktima e trete eshte Nazia Aham, 34 vjeç, e fejuara e Fisnik Murajtaj, shtetase franceze.

Dyshohet se mjeti ishte i Nazia Aha, e cila jetonte ne Greqi.

Informacioni i policise

Fier

Informacion paraprak

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur shtetasit F.M, 32 vjeç; A.M, 30 vjeç si dhe shtetasja N.A, 34 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10 në aksin rrugor Levan – Tepelenë.

Policia bën me dije se një automjet tip Suzuki me targa greke IHZ 1755 humbi kontrollin dhe ra në një kanal me ujë. Për pasojë u mbytën tre personat që ndodheshin në automjet, shoferi dhe dy pasagjerë. Viktimat nuk janë identifikuar ende.

Paraprakisht dyshohet se makina humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe doli nga rruga. 

****

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Levan – Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit dy persona jane gjetur te mbytur ne kanal.

Informacioni i policisë

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Image

Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat