Deponohen para false në një bankë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Deponohen para false në një bankë në Prishtinë

Nga: Bota Sot Më: 7 prill 2018 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Dy kliente/femra, kanë deponuar bankënota false në një bankë në rrugën Migjeni në Prishtinë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, njëra bankënotë ishte prej 10 eurove dhe tjetra 100 eurosh.

Monedhat janë konfiskuar nga forenzika, ndërsa rasti është në hetime.

“Rr. Migjeni, Prishtinë, 06.04.2018-10:00. Ankueset femra K-Shqiptare, punëtore në një bankë, kanë raportuar se dy klientë /femra K-Shqiptare, kanë deponuar dy bankënota, njëra prej 10 euro dhe tjetra 100 euro që dyshohet të jenë false. Monedhat janë konfiskuar nga forenzika, rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat