Lëshohen në Gjykatë video-incizimet e vrasjes në Pejë

Kronikë e zezë

Lëshohen në Gjykatë video-incizimet e vrasjes në Pejë

Më: 6 prill 2018 Në ora: 09:35
Gjykimi për vrasjen në Pejë

Video-incizimet e kamerave të sigurisë në pompën e benzinës “D- Petrol” në Pejë ku u vra Isa Karagjyzi u lëshuan në gjykatë.

Në gjykimin e Nimon Berishës që akuzohet për vrasjen e Isa Karagjyzit, u lëshuan incizimet e kamerave të sigurisë në pompën “D- Petrol” ku ndodhi kjo vrasje.

Gjate kohës sa u shikuan incizimet disa nga familjarët e të ndjerit që kanë qenë pjesë e publikut reaguan në mënyrë demonstrative dhe përdorën fjalë fyese ne drejtim të të akuzuarit.

Nga këto arsye trupi gjykues largoi nga gjykatorja këta familjarë, ndërsa edhe përfaqësuesi ligjor i palës se dëmtuar u largua vullnetarisht nga gjykata.

Në fillim të seancës e kërkoi fjalën Ferdi Karagjyz nga familja e dëmtuar, për ta njoftuar gjykatën në lidhje me një shqetësim.

Sipas tij, i akuzuar Nimon Berisha kishte qëndruar më 31 mars para lokalit ku familja e tani të  ndjerit ushtronte veprimtarinë e tyre.

“Më 31 mars ne kemi shkuar për ngushëllime te disa të afërm në Pejë pasi që u kthyem vëllai e ndali veturën se kishte me shku dikun tjetër. Kur e ka ndalë veturën e kam vërejt një veturë me ngjyrë të zezë të cilën e drejtonte i akuzuari ka qenë i kthyer ka lokali ka pasur të vendosura syze dhe veshur këmishën që e ka pasur në gjykim një ditë më parë”, tha Karagjyz.

Ai tregoi se i akuzuari i kishte përcjellë lëvizjet e familjarëve të të ndjerit Isa Karagjyz.

“Pasi që është nisur ai e ka vërejtur që e kam parë dhe ka vazhduar duke më përcjell në pasqyrë – retrovizor, unë e kam lajmëruar policinë për ketë rast “,deklaroi Karagjyz.

Shkrimin e plotë mund të lexoni Këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat