Kryen vjedhje të rendë më pas arrestohet

Kronikë e zezë

Kryen vjedhje të rendë më pas arrestohet

Më: 4 prill 2018 Në ora: 09:40
Ilustrim

Pasi kishte kryer disa ditë më parë një vjedhje në rr. “Beteja e Qafë Broqit”, Pejë është dërguar në mbajtje. I njëjti kishte vjedhur disa pajisje teknike të cilat më pas ua kishte shitur dy të dyshuarve të tjerë. Nga të dyshuarit janë konfiskuar gjësendet e vjedhura.

Raporti i policisë:

Rr. “Beteja e Qafë Broqit”, Pejë 17.03.2018 -14:00. Me datën 03.04.2018 pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy (2) të dyshuar meshkuj K-Egjiptianë dhe një (1) i dyshuar mashkull K-Shqiptar, pasi për të njëjtit ekziston dyshimi se njëri nga ta kishte vjedhur nga shtëpia pronë e ankuesit mashkull K-Shqiptar disa pajisje teknike të cilat më pas ua kishte shitur dy të dyshuarve të tjerë. Nga të dyshuarit janë konfiskuar gjësendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat