Operacioni antidrogë në Fushë Kosovë, konfiskohen armë, drogë dhe para

Kronikë e zezë

Operacioni antidrogë në Fushë Kosovë, konfiskohen armë, drogë dhe para

Më: 3 prill 2018 Në ora: 15:43
Droga e konfiskuar

Njësitet e antidrogës së PK-së, pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe operacionale në Miradi e Epërme në Fushë Kosovë, kanë arrestuar tre persona të përfshirë në blerje, posedim, shitje të drogës dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

Personat e arrestuar janë B. L., A. G. dhe A. G., të cilët janë kapur më datën 29.03.2018, gjatë implementimit të planit operativ “Stop drogave nëpër shkolla”. 

Gjatë operacionit policor përveç sasisë së konfiskuar prej 8 kg e 525gr të substancës së dyshuar të llojit marihuanë, me urdhër të prokurorit kompetent është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit B. L., në Prishtinë, me ç’rast janë konfiskuar edhe dëshmi tjera relevante, si: revole ngjyrë e zezë model Zoraki MO2 914-B me një karikator dhe 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm,

revole ngjyrë e zezë model M-906 –B pa karikator dhe pa fishek, revole e llojit Ekol Special ngjyrë e zezë me një karikator dhe 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm njëzet e shtatë (27) fishekë të kalibrit 7.62 mm, një sprej OC me mbishkrim NATO ngjyrë e gjelbër.

Po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme me narkotikë të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 312.5 gramë, një ambalazh plastik mbushur me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar si narkotikë të llojit kokainë me peshë të përgjithshme prej 98.7 gramë me mbështjellës, një peshore digjitale ngjyrë e zezë model SCALE dhe  350 qese të zbrazura plastike, për paketimin e substancës narkotike gjatë shpërndarjes, një mulli që përdoret për bluarjen e narkotikëve. 

Nga personat e dyshuar janë konfiskuar dy veturat e përdoruara në rast, 4 telefona celularë dhe 690 euro para të gatshme. 

Bazuar në hetimet e realizuar prejardhja e substancës narkotike ishte nga Republika e Shqipërisë dhe për destinacion kishte Prishtinën. 

Me aktvendim të prokurorit kompetent  të  dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse rasti i mbetet në kompetencë Njësitit Antidrogë të Prishtinës për hetim të mëtejmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat