12-vjeçari var veten në pemë, pasi e kritikuan prindërit për sjelljen se kishte ikur…

Kronikë e zezë

12-vjeçari var veten në pemë, pasi e kritikuan prindërit për sjelljen se kishte ikur…

Më: 3 prill 2018 Në ora: 10:23
Ilustrim

Fëmija i mitur i jep fund jetës, pasi prindërit i tërhoqën vëmendjen për sjelljen. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Sarandës, ku një fëmijë i mitur i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në pemë me litar.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës rreth orës 21:30, në Lagjen nr. 1 të Sarandës në zonën pranë Lëkurësit”, bëhet e ditur nga Policia.

Kanë qenë prindërit e vogëlushit, që e kanë gjetur të birin e tyre pa shenja jete në një prej pemëve të oborrit të shtëpisë së tyre. 12-vjeçari O.B u dërgua me urgjencë në Spitalin e Sarandës dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ata nuk kanë mundur ta risjellin në jetë me anë të përpjekjeve reabinuese.

Në bazë të dëshmisë që dy prindërit e 12- vjeçarit kanë dhënë për Policinë, vogëlushi ka përjetuar keq kritikat e tyre.

Gjithçka ka nisur nga një largim i tij nga banesa pa lejen e tyre, gjë e cila ka bërë që ata ta kritikojnë për sjelljen e tyre.

Pas debatit me prindërit, vogëlushi ka marrë një litar dhe i ka dhënë fund jetës duke u varur në pemë.

Në gjendje tejet të tronditur për fatkeqësinë në familjen e tyre, prindërit e kanë pasur të pamundur të japin më shumë shpjegime.

Ndërkohë, Policia ka punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat