I dënuari për vrasje bie në prangat e policisë për rreth 4 kg kanabis

Kronikë e zezë

I dënuari për vrasje bie në prangat e policisë për rreth 4 kg kanabis

Më: 31 mars 2018 Në ora: 17:26
Ilustrim

Një 27 vjeçar i dënuar më parë për vrasje është arrestuar nga policia e Shkodrës për shitje të lëndëve narkotike.

I arrestuari është Kristjan Makaj, 27 vjeç, banues në lagjen "10 korriku " Shkodër.

Policia thotë se "arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen “10 Korriku”, i cili po lëvizte në rrugë, në një çantë ju gjet dhe  sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3 kilogramë e 831 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa që dyshohej se do ta shpërndante në lokale nate a në afërsi të shkollave".

Nga ana e policisë, vijojnë hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet iu referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Kush është Kristja Makaj?

11 vjet më parë, Kristjan Makaj atëherë vetëm 16 vjeç do të arrestohej nga policia për vrasjen me armë zjarri të nënës së tij.

Gjelina Makaj, 35 vjeçe, u vra me një plumb në kokë nga djali i saj. Autori i krimit Kristiani, dhe nëna e tij Gjelina, ishin takuar përpara spitalit rajonal të Shkodrës  paraditen  e 9 janarit të 2007 ku më pas kishin  nisur një debat të ashpër me fjalë fyese në rrugën kryesore pranë spitalit.

Pas këtij debati, djali 16-vjeçar ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka qëlluar me një plumb në kokë nënën e tij dhe është larguar me vrap. Por pak minuta më pas ai do të arrestohej nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat