Arrestohen edhe dy persona për grabitje me armë në Hajvali

Kronikë e zezë

Arrestohen edhe dy persona për grabitje me armë në Hajvali

Më: 29 mars 2018 Në ora: 14:48
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar si të dyshuar në rajonin e prishtinës për grabitje të armatosura.

Fillimisht dje është arrestuar F. G, mashkull, 17 vjeç,  për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur, që ka ndodhur më 18 mars në Hajvali.

Rasti ka ndodhur në një shtëpi, ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.

Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, është bërë bastisje në një lokacion, ku policia ka gjet dhe konfiskuar : një pistoletë Ecol Special  e kal. 9mm, një karikator dhe dy fishekë.

Për po të njëjtin rast, hetuesit rajonal kanë vazhduar aksionin e tyre edhe sot, aksion ky që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar: L. K, mashkull, 18 vjeç, dhe  H. P, 20 vjeç.

Personat e arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kaloj gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat