Pronari i lokalit plagosë tre persona në Gjilan

Kronikë e zezë

Pronari i lokalit plagosë tre persona në Gjilan

Më: 29 mars 2018 Në ora: 11:28
Ilustrim

Tre persona janë plagosur në Gjilan në orët e para të ditës së sotme.

Rreth orës 04:30, pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur në kafenenë “Adriatika”e cila ndodhet skaj magjistrales Gjilan Kamenicë te vendi i quajtur “Bunari i Përlepnicës”, dyshohet se pronari i kafenesë A. M. (1975), ka nxjerr një armë zjarri Pistoletë dhe dyshohet të ketë shtënë me armë duke i plagosur tre përsosna, B. L. (1984) , P. L. (1989) dhe V. A. (1993), që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës, njëri nga ta punëtor në këtë lokal.

Të tre të plagosurit për momentin janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal – Emergjentë në Gjilan, dhe sipas raportit të mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Policia ka konfiskuar një armë të tipi Valter.

I dyshuari kryesor A. M. , është në kërkim të policisë së Kosovës, për momentin është në arrati.
Për rastin është informuar Prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë për tre persona të dyshuar dy nga ta gjenden nën përkujdesje policore në Repartet e spitalit Rajonal të Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat