Horror në Durrës, treni i pret këmbën 21 vjeçares

Kronikë e zezë

Horror në Durrës, treni i pret këmbën 21 vjeçares

Më: 25 mars 2018 Në ora: 17:51
Treni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në zonën pranë tunelit të Rrashbullit, në linjën e trenit Tiranë- Durrës.

Një 21 vjeçare është goditur nga treni dhe për pasojë ka humbur njërën këmbë. E reja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur ende, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar mashinistin për të sqaruar aksidentin tragjik të ndodhur këtë të dielë.

Pak kohë më parë pikërisht në të njëjtin vend, humbi jetën një burrë i moshuar i cili u përplas nga treni i linjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat