Tentojnë të fusin nga Shqipëria në Kosovë 53 kg marihuanë

Kronikë e zezë

Tentojnë të fusin nga Shqipëria në Kosovë 53 kg marihuanë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 17:35
ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar Vërmicë, pasi që i njëjti është hasur duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Gjatë kontrollit fizik, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 10 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, në pikë kalimin kufitar Kulla, janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po udhëtonin ata janë gjetur dhe konfiskuar 201 paketime me peshë 53 kg e 288.8 gr. me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat