Tragjedia godet ish-portierin e Spanjës, ndahet nga jeta fëmija 5-vjeçar…

Kronikë e zezë

Tragjedia godet ish-portierin e Spanjës, ndahet nga jeta fëmija 5-vjeçar…

Më: 23 mars 2018 Në ora: 23:43
Canizares

Pak rreshta mes lotëve për t’i thënë lamtumirë vogëlushit Santiago, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë e cila e kishte sfilitur prej një viti. Në këtë mënyrë, Santiago Canizares, ish-portieri i Real Madrid, Celta Vigo, Valencia dhe kombëtares spanjolle (me të cilën luajti 56 ndeshje) ka dashur të përshëndesë për herë të fundit djalin që u nda nga jeta në moshën 5-vjeçare pas një beteje të fortë…

“Djali im Santiago vdiq! Mendoj se më takon mua ta jap këtë lajm të hidhur dhe i falënderon të gjithë për mbështetjen dhe ngrohtësinë që më kanë thënë. U shua në paqe, i vetëdijshëm që e realizoi misionin e tij në këto pesë vite.” Ish-portieri ka edhe gjashtë fëmijë të tjerë, tre me ish-bashkëshorten dhe tre me bashkëshorten aktuale, Mayte Garcia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat