Ngjarja e Fierit, flet gruaja e njerit prej grabitesve

Kronikë e zezë

Ngjarja e Fierit, flet gruaja e njerit prej grabitesve

Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Pas ngjarjes së rëndë të Fierit ku gjatë një tentative grabitjeje dhe në përleshje me policinë humbi jeten një person dhe u plagos një tjeter, dalin detaje të reja. Grupi i hajdutëve i përbërë nga 4 persona sipas policisë,  hapën zjarr ndaj policisë, e për pasojë njëri prej vdiq dhe tjetri u plagos.

‘Balkanweb’ ka siguruar dëshminë e gruas së Arben Muçës në polici të plagosurit nga kjo ngjarje, ndërsa ajo ishte shprehur se dje kishte qenë tek babai i saj me tre fëmijët. Ndërkohë që sipas saj, burri kishte fjetur në shtëpinë e tyre.

“Burri im mbrëmë ka fjetur në shtëpi. Unë kam fjetur tek prindërit bashkë me tre fëmijët. Në shtëpinë tonë iku edhe nëna e tij, vjehrra ime”, mësohet të ketë dhënë gruaja e Arben Muçës. Pas kontrolleve të ushtruara në banesë, në shtëpinë e tij janë gjetur disa dokumente mjetesh të ndryshme, për të cilat ka dyshime se autori është hajdut makinash.

Arben Muça aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit, pas plagëve të marra, ndërsa vëllai i tij, Ardi, është në kërkim nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në lagjen ‘29 Nëntori’ në Fier. Kujtojmë se nga ngjarja në fjalë mbeti i vrarë një nga autorët, Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat