Një person i mitur është arrestuar në fshatin Orllan të Podujevës, pasi ka përdorur sprej OC në korridor të shkollës fillore “Luigj Gurakuqi”, përcjell Bota sot.
Policia njofton se si pasojë e përdorimit të sprejit janë lënduar katër nxënës të cilët janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësorë dhe më pas janë liruar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjet dhe konfiskuar një sprej OC.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.