Masakron lituanezin me thikë, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Masakron lituanezin me thikë, arrestohet shqiptari

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Një shqiptar është arrestuar në Innsbruck pasi ka plagosur me thikë një lituanez në qytetin austriak, raportojnë mediat lokale.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në një treg ushqimor, ndërsa motivet janë ende të paqarta, sipas të njëjtave burime.

Lituanezi ka marrë dy goditje me thikë në bark dhe raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Identitetet e protagonistëve nuk bëhen me dije nga mediat lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat