Turqi: Kapet mbi 1 ton kanabis, pranga 11 shqiptarëve

Kronikë e zezë

Turqi: Kapet mbi 1 ton kanabis, pranga 11 shqiptarëve

Më: 22 mars 2018 Në ora: 17:52
Pamje nga droga e sekuestruar

Një sasi prej 1 ton e 100 kg drogë e llojit kanabis është sekuestruar nga policia metropolitane e Stambollit.

Në këtë aksion janë arrestuar 11 shqiptarë derisa mediat turke bëjnë me dije se droga e kapur i përket të ashtuquajturit grupi “Met shqiptar”, nofkë kjo e marrë nga baroni ndërkombëtar i drogës Meta Kanan.

Ekipet e policisë shkëmbyen të dhëna me autoritetet shqiptare në lidhje me dërgesat e drogës në fillim të këtij muaji.

Lënda narkotike është transportuar me anije dhe dyshohet të ketë ardhur nga Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat