Arrestohen 3 aktivistë të VV’së që thyen dje xhamat e ndërtesës së Kuvendit

Kronikë e zezë

Arrestohen 3 aktivistë të VV’së që thyen dje xhamat e ndërtesës së Kuvendit

Më: 22 mars 2018 Në ora: 15:43
Ilustrim

Xhamat mbrapa objektit të Kuvendit të Kosovës, sërish janë thyer, të martën, me gurë nga disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kundërshtonin votimin e Demarkacionit. Policia e Kosovës ka arrestuar tre aktivistë të dyshuar për këtë sulm.
Imer Fejza, Pajtim Demaj dhe Endrit Shatri janë tre aktivistët e VV’së të arrestuar për xhamat e thyer të Kuvendit, të martën gjatë ditës.

Sulmi ndodhi në pjesën mbrapa të objektit të Kuvendit, dhe u krye nga zona e sheshit “Adem Jashari”.

“Janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët derisa po mbahej seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë sulmuar me gurë objektin e Kuvendit nga pjesa e jashtme duke thyer dy xhama”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Tre aktivistët janë arrestuar nga Policia, derisa dy prej tyre janë mbrojtur në heshtje.

Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat