Policia konfirmon hedhjen e sprejit në shkollë

Kronikë e zezë

Policia konfirmon hedhjen e sprejit në shkollë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:33
Ilustrim

Policia e Kosovës konfirmon se në shkollën fillore në Batllavë është hedhur sprej. Sipas Policisë nga hedhja e sprejit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Batllavë, saktësisht në një shkollë nga një person është përdorur një sprej, nga i cili tretman mjekësor kanë kërkuar 5 persona. Dyshohet se kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje ne mes të disa personave. Njësitet policore po merren me rastin”, tha për KosovaPress zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat