Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë me 11 kilogramë heroinë në Hungari

Kronikë e zezë

Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë me 11 kilogramë heroinë në Hungari

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:27
Ilustrim

Drogë e llojit heroinë me vlerë prej gjysëm milionë eurosh ka sekuestruar policia hungareze në automjetin e një shtetasi të Maqedonisë. Droga ka qenë e paketuar në 15 pako me peshë të përgjithshme prej 11,7 kilogramë.

Siç transmetoi RTS në hyrjen e Hungarisë nga Serbia policia gjatë një kontrolli të hollësishëm të një automjeti motorik “BMV X5”, që e ka drejtuar një shtetas i Maqedonisë, qeni special policor për zbulim të narkotikëve e ka zbuluar drogën nën karrigen e pasagjerit.

Shoferi është arrestuar dhe kundër tij do të ngrihet procedurë për kontrabandë droge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat