Një serb i arrestuar në Veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Një serb i arrestuar në Veri të Mitrovicës

Më: 21 mars 2018 Në ora: 09:28
Ilustrim

Në Veri të Mitrovicës gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i nacionalitetit serb pasi kishte hapur me forcë derën e shtëpisë së një femre, po ashtu e nacionalitetit serb.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti ma forcë ka hapur derën e shtëpisë së viktimës femër K/Serbe duke i dëmtuar derën e hyrjes”, bëhet e ditur në raportin policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . 

Rasti është regjistruar si “dëmtim apo asgjësim i pronës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat