Policia jep detaje për tentimvrasjen në lagjen Tophane në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për tentimvrasjen në lagjen Tophane në Prishtinë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 08:42
Ilustrim: Shiriti

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e gjuajtjes me armë pasditen e djeshme në lagjen Tophane në Prishtinë. Rasti i cili ka ndodhur saktësisht në rr. Lidhja e Prizrenit është cilësuar nga policia si  vrasje në tentativë.

“Viktima mashkull shqiptar pas një mosmarrëveshje, është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj, të cilët gjenden në arrati. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se si dëshmi materiale, në  vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja, kurse njësitet policore janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat