Itali, goditet mafia që trafikonte drogë nga Kolumbia, Shqipëria e Spanja - Bota Sot
Itali, goditet mafia që trafikonte drogë nga Kolumbia, Shqipëria e Spanja

Kronikë e zezë

E enjte, 26 prill 2018

Itali, goditet mafia që trafikonte drogë nga Kolumbia, Shqipëria e Spanja

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:51
Ilustrim

Antimafia italiane i kë dhënë sot një tjetër goditje mafias vendas duke shkatërruar një rrjet tw trafikut tw lëndëve narkotike nga Kolumbia, Shqipëria, Maroku e Spanja. Gjatë operacionit janë sekuestruar drogë, bomba, municion e armë. 

Me urdhër të Prokurorisë së Leçes është ekzekutuar mëngjesin e sotëm operaconi i koduar "Orioni" i cili ka cuar në shkatërrimin e 3 grupeve kriminale në lidhje me mafian pugliese Sacra Corona Unita. 

62 persona janë vënë nën hetim, ndërsa ndaj 37 të tjerëve është lëshuar udhëri i arrestimit 20 prej të cilëve në burg e 17 në arrest shtëpiak. 

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim mafioz, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, mbajtje pa leje armësh e lëndësh eksplozive, kërcënim personi, zhvatje të dhunshme etj.

Mjaft prej të arrestuar janë të lidhur me mafian pulgiese Sacra Corona Unit e me klanin mafioz të Antonio Amato.

Dy prej tre grupeve kriminale të shkatërruar në këtëo operacion, merreshin kryesisht me trafikimin e drogës. Droga trafikohej nga Kolumbia në Itali por dhe nga Shqipëria, Maroku e Spanja. Sipas hetimeve biznesi i drogës i siguronte këtyre grupeve kriminale një përfitimi prej miliona euro e vetëm brenda një muaji, në shtator të 2015, kishin mundur të hidhin në treg drogë në vlerë 300 mijë euro.

Ndër 37 urdhër arrestimet nuk ka asnjë shtetas shqiptarë, por hetimet e antimafias italiane janë ende në zhvillim. Ndër të arrestuarit është dhe ish portieri i skuadrës së Lecces Davide Petrachi.

Operacioni Orion ka çuar në sekuestrimin e sasive të ndryshme droge të tipti kokainë, heroinë e marijuanë si dhe të një kalashnikovi të tipit AK47 i pro

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test